Opozita në Komitetin e Stabilizim-Asociimit: Rama përfitoi pushtet nga kanabizimi i Shqipërisë

Shqipëria

Opozita në Komitetin e Stabilizim-Asociimit: Rama përfitoi pushtet nga kanabizimi i Shqipërisë

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 12:49
Pamje nga mbledhja e Komitetit te Stabilizim-Asociimit

Në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim – Asociimit, përfaqësuesit e opozitës u përqëndruan tek përgjegjësia e kryeministrit Rama për çështjen e kanabisit. 

Ata sollën fakte se Rama e dinte, e lejoi, e mbrojti dhe përfitoi pushtet nga kanabizimi i Shqipërisë. Kryetari i Komisionit të Integrimit Genc Pollo tha se deklaratat e kryeministrit për shkatërrimin e 99.67% të kanabisit ishin qesharake dhe të rreme.

Pollo tha se në vend është krijuar infrastrukturë kriminale prej kultivimit të kanabisit dhe se rasti i ish-ministrit të brendshëm tregon lidhjen e bandave me qeveritarët. “Kjo është një sfidë për Shqipërinë dhe njohja e problemit në kohë është e rëndësishme, jo siç ndodhi, duke e mohuar këtë situatë për vite të tëra.”- u shpreh Genc Pollo.

Ndërsa deputeti Aldo Bumçi iu referua 3 raporteve të EUROPOL-it Brenda viti 2017, që thonë se Shqipëria është burimi kryesor i furnizimit të Europës me kanabis. Bumçi iu referua edhe raportit të Departamentit të Shtetit dhe tha se “kanabizimi i Shqipërisë është projekt politik i kryeministrit Rama”. “Kryeministri publikisht bënte shaka me ministrin e tij të emigracionit, kur i thoshte se për ditëlindjen tënde të kam sjellë verë dhe jo hashash, sepse ti nuk e pi”- vuri ne dukje Bumçi bisedën e Ramës me Majkon.

Ai përmendi edhe qëndrimin e kryeministrit në një takim publik me fermerët, kur i pyeti se si janë me mbjelljen e hashashit. “Duhet të kuptohet se mbjellja e hashashit në të gjithë Shqipërinë është projekt politik dhe nuk ndodh nga paaftësia e shtetit për ta luftuar”- tha Bumçi në takimin me deputetët e Parlamentit Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat