“Dorëhiqem nëse kam dhënë 100 euro për t’u bërë deputet”, Shehaj e sfidon, Gjiknuri ia kthen

Shqipëria

“Dorëhiqem nëse kam dhënë 100 euro për t’u bërë deputet”, Shehaj e sfidon, Gjiknuri ia kthen

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 00:20
Agron Shehja

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Agron Shehja, ka reaguar fill pas deklaratave të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”, Gjiknuri duke iu përgjigjur akuzave të bëra në adresë të tij nga Shehaj, tha se sipas thashethemeve, ky i fundit ka dhënë 1 mln euro për t’u futur në listën e PD për deputet.

Por deputeti demokrat, menjëherë i ka çuar një sms gazetares Eni Vasili, përmes të cilit sfidon hapur ministrin Gjiknuri nga studio e “News24”.

“Nëse del që unë kam dhënë jo 1 milion euro, por 100 euro për t’u bërë deputet, unë dorëhiqem. Por nëse del që ju keni folur me Zoton për çështje parash, a do e jepni dorëheqjen”, shkruan deputeti Agron Shehaj.

Po pas kësaj deklarate, ka reaguar ministri Gjiknuri, i cili tha:

“Aq sa të besojnë qytetarët vlonjatë që të dhanë votën, aq do të besojnë edhe qytetarët shqiptarë për këto postime facebook-u”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat