“Ke paguar 1 mln euro për t’u bërë deputet! Demokrati i përgjigjet me akuzë Gjiknurit

Shqipëria

“Ke paguar 1 mln euro për t’u bërë deputet! Demokrati i përgjigjet me akuzë Gjiknurit

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 23:46
Agron Shehaj

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka akuzuar këtë mbrëmje në një intervistë live një deputet të PD-së, zotin Agron Shehaj për dhënien e një shumë marramendëse parash në mënyrq që ai të futej në listat e demokratëve.

I ftuar në Studio e Hapur, Gjikunir deklaroi se Agron Shehaj ka paguar 800 mijë euro për t’u bërë deputet i PD-së, por nuk ka vonuar që të vijë dhe përgjigja e vetë demokratit. Shehaj ka deklaruar se ai do të japë menjëherë dorëheqjen nëse Gjiknuri vërteton se ai ka dhënë edhe sikur 100 euro për t’u bërë deputet. Në të kundërt, ka shtuar Shehaj, Gjiknuri duhet të përgjigjet për një akuzë të rëndë të cilën mund ta lexoni më poshtë:

“Nëse del një provë e vetme që unë kam paguar jo një milion euro, por 100 euro për t’u bërë deputet, unë jap dorëheqjen dhe kërkoj falje. Nëse del që ju keni folur në telefon me Zoton për çështje parash do ta jepni dorëheqjen?”

Ndërkohë Gjiknuri iu përgjigj kështu deputetit:

 “Agron thuaj sa të besuan qytetarët vlonjatë që të dhanë votën, aq do të të besojnë edhe për këto deklarata tua në FB apo në mesazhe, kështu që nuk merrem fare. Unë sfidën me Agron Shehajn e bëra në Vlorë, qytetarët e Vlorës na vlerësuan të dyve kështu që është histori e mbyllur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat