Patozi shton “dozat” e akuzës: Basha?! Një politikan i dobët, nuk vijnë fitoret duke pritur

Shqipëria

Patozi shton “dozat” e akuzës: Basha?! Një politikan i dobët, nuk vijnë fitoret duke pritur

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 21:36
Astrit Patozi

Astrit Patozi nuk ndalet në akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha të cilin e ka konsideruar si një politikan të dobët që pret që qeverisja e majtë të rrëzohet vetvetiu.

I ftuar në studion e Abc News, Patozi theksoi se opozita e sotme nuk ka shenja "agresiviteti” por përkundrazi, është një lëvizje pasive që në të shumtën e kohës pret kundërshtarin politik.

“Ia kam thënë Lulzim Bashës që asnjë fitore nuk vjen duke pritur. Ai nuk duhet të presë derisa të rrëzohet Rama për të ardhur në pushtet. Ka njerëz që thonë se Bashës i erdhi koha, pasi pas tre vitesh janë zgjedhjet. 8 vite qëndroi PS në pushtet me Nanon dhe po 8 vite qëndroi dhe PD në pushtet me Berishën, por mund të themi që në të dy rastet opozita ka qenë agresive. Madje ajo e Sali Berishës ka qenë edhe më agresive. Kjo e sotmja është një opozitë pritëse”, tha Patozi.

Sa i përket rolit të ish-Kryeministrit Sali Berisha, Patozi thotë se e kupton rolin që ai ka zgjedhur të mbajë.

“Berisha? Ai është ende aty. Ai ka thënë që nuk përzihet në vendime të rëndësishme të partisë, por as edhe në debatin e brendshëm. Është një zgjedhje e tij. Ai mbetet një deputet aktiv. Këtë e demonstron çdo ditë”, tha Patozi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat