Basha ultimatum Ramës për Teatrin: Të tërhiqet nga ky plan ogurzi

Shqipëria

Basha ultimatum Ramës për Teatrin: Të tërhiqet nga ky plan ogurzi

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 21:17
Lulzim Basha

Në diskutimet e sotme të grupit parlamentar demokrat, çështje kryesore ka qenë edhe debati për godinën e Teatrit Kombetar.

Basha paralajmëroi ashpër Kryeministrin, duket  i kërkuar të tërhiqet menjëherë nga ky plan që sipas tij është ogurzi.

Basha: Kemi diskutuar në Grupin Parlamentar dy çështje të tjera të rëndësishme të aktualitetit dhe që kanë të bëjnë me bandën në pushtet që nuk njeh gjë tjetër veç cetralizimit të gjithçkaje.Pasi u përpoqën dhe dështuan të vënë nën kontroll Federatën e Futbollit, tani i janë sulur artistëve.

Dua të shpreh solidaritetin dhe mbështetjen totale timen personalisht dhe Partisë Demokratike, për kauzën e drejtë të artistëve. Teatri nuk mund të jenë tullat dhe godinat. Teatri janë artistët, teatri është Robert Ndrenika dhe kolegët e tij. Ndaj duke ju shprehur mbështetjen tonë totale, paralajmëroj Edi Ramën i cili ka 20 vjet që planifikon të ndërtojë kullë tek Teatri Kombëtar.

E paralajmëroj të tërhiqet nga ky plan ogurzi. Asnjë veprim nuk mund te kryhet për teatrin dhe me teatrin dhe me teatrin pa miratimin e faktorit kryesor, që janë artistët, sepse artistët janë teatrit.

Asnjë veprim nuk mund të kryhet dhe natyrisht nuk mund të vihen në veprim skema korruptive siç është ndërtimi i gradacelave, me të njëjtin sistem që po ndërtohet vepra tjetër kriminale, kulla me stadium, pa marrë shqyrtimin e çështjes nga artistët, të cilët kanë mbështetjen tonë të plotë. Sikundër kanë  mbështetjen tonë të plotë në mossovjetizimin e artit sepse projekt-ligji që po sillet, është një projekt sovjetik që njësoj si në çështjen e arsimit dhe çdo çështje tjetër, gjithçka të jetë në duart e qeverisë, përmes fallsiteteve, bordeve që emërohen nga ministrat, kryeministri, zgjidhen drejtorë që do të ishte më mirë t’i zgjidhte kryeministri, do të ishte më e ndershme. Por kjo kohë ka marrë fund në Europë, do të marrë fund në Shqipëri.

Partia Demokratike është e vendosur se me vizionin tonë për decetralizimin, për kufizimin e pushtetit qeveritar, decentralizimin e kompetencave, ta zbatojë në të gjitha fushat, duke përfshirë fushën e artit.

Artistët do të jenë ata që do të vendosin përmes bordeve të vërteta drejtuese dhe jo fiktive, të zgjedhura nga ministra dhe qeveria, përmes bordeve të vërteta të vendosin ata, drejtuesit e tyre, mënyrën e shpenzimit të të ardhurave, qofshi ato të ardhura buxhetore, të taksapaguesve shqiptarë, pa cilat arti nuk funksionon në asnjë vend të Europës. Qofshin ato të ardhura të përftuara nga aktiviteti i tyre.

Decentralizim, dhënia e pushtetit të plotë për menaxhimin e përditshmërisë, vetëm artistët përmes mënyrave he mekanizmave europiane dhe ndalja e planit ogurzi për përjashtimin e artistëve ndaj çdolloj vendimmarrje për teatrin, janë qëndrimet e qarta të Partisë Demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat