U tërhoq nga Kushtetuesja, ndërpritet vetingu për ish-gjyqtarin Imeraj

Shqipëria

U tërhoq nga Kushtetuesja, ndërpritet vetingu për ish-gjyqtarin Imeraj

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 21:15
Vendimi u dha sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërkohë që Imeraj dha dorëheqjen rreth dy javë më parë.

Ndërpritet vetingun për Besnik Imerajn, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi u dha sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërkohë që Imeraj dha dorëheqjen rreth dy javë më parë.

Përmes një njoftimi për shtyp, komision deklaron se trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi (kryesuese), Etleda Çiftja (anëtare) dhe Genta Tafa (Bungo) (relatore), ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi (kryesuese), Etleda Çiftja (anëtare) dhe Genta Tafa (Bungo) (relatore), pasi mori dijeni për vendimin nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 14, datë 06.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj. Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në respektim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat