Policia mësyn banesën e vjehrrit të Balilit: Do bëj kallëzim në prokurori, më kanë grabitur

Shqipëria

Policia mësyn banesën e vjehrrit të Balilit: Do bëj kallëzim në prokurori, më kanë grabitur

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 19:09
Avni Veizi

Vjehrri i Klement Balilit, Avni Veizi ka reaguar lidhur me aksionin që ndërmori sot policia në banesën e tij, me qëllim kapjen e dhëndrit, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Veizi në një prononcim mediat, pohoi se policia zbarkoi në banesën e tij private në lagjen “Papuci” ne qytetin e Delvinës rreth orës 17:20 minuta, ndërsa shtoi se po vijon ende kontrolli.

Mes të tjerash ai akuzon policinë për thyerje të banesës, pasi sipas tij ata janë futur në shtëpi pa vendim gjykate dhe pa prezencën e tij.

Veizi tha se nga banesa i ishin grabitur sende me vlerë dhe se do bëjë kallëzim në Prokurori lidhur me aksionin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat