Tabaku para BE-së: Pse nuk e keni hequr Saimir Tahirin nga ky komision

Shqipëria

Tabaku para BE-së: Pse nuk e keni hequr Saimir Tahirin nga ky komision

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 18:02
Jorida Tabaku para BE-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë tryezës së sotme të Këshillit të Stabilizim Associimit Shqipëri – BE kërkoi “llogari” për emrin e ish- ministrit Saimir Tahiri.

 “Si është e mundur që opozita është përjashtuar nga Këshilli i fundi të Stabilizim-Asociimit. Tashmë kjo nuk i lejohet opozitës. PD ngriti një shqetësim për anëtarësim të deputetëve në Komision të Stabilizim-Asociimit, ku pjesë e së cilës është edhe deputeti Saimir Tahiri”, tha Tabaku.

Por Taulant Balla i ka kthyer përgjigje Jorida Tabakut se në seancën e fundit është miratuar lista e re e përfaqësuesve të Partisë Socialiste në këtë takim, ku emri i Tahirit nuk është në të.

 “Njoftimet bëhen në fund të seancës plenare dhe kërkesa ime është dërguar javë më parë dhe është miratuar në seancën e fundit plenare. Përbërja e këtij këshilli janë ata që shihni në këtë takim”, u shpreh Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat