Marrëveshja Xhafa-Avramopulos, reagon ashpër ish-ministri: Kapitullim i policisë

Shqipëria

Marrëveshja Xhafa-Avramopulos, reagon ashpër ish-ministri: Kapitullim i policisë

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 17:24
Flamur Noka

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka reaguar ashpër pas marrëveshjes së ministrit Xhafaj me komisionerin grek Avramopulos, për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve për të luftuar trafikun e drogës.

Noka e quajti një propagandë të tepsisë, si dhe dëshmi të qartë se policia shqiptare ka kapitulluar.

Postimi i plotë:

Propoganda e tepsise dhe kazani qeveritar(ERTV) u perpoqen ta paraqesin si sukses e arritje marrveshjen Avramopulos-Xhafaj. Ne fakt ajo eshte turpi i qeverise se tepsise dhe deshmi e qarte e kapitullimit te policise kanabiste .Eshte deshmi se policia e shtetit ka deshtuar te ruaj dhe menaxhoje kufinjte e vendit tone ..Nuk ka ndodhur me asnje vend tjeter jo te BE qe Fronteks te nderhyj me forca operacionale per te ruajtur kufinjte tokesor e detar te atij vendi ..Gjendja ku jemi sot eshte dorezim perballe krimit ne pergjithesi e atij nderkufitar ne vecantij .Dorezim perballe bandave te droges qe trafikojne tonelata cdo dite,.Dorezim perballe emigracionit masiv te shqiptareve..Kjo marrveshje ku Fronteks do te patrulloje me anijet e me trupa te saj detin edhe trupa operacionale ne cdo pike kalimi kufitar ne kufirin e gjelber tregon se Shqiperia eshte rikthyer ne vitin e mbrapshte 1997 kur Guardia di Finanza ruante e kontrollonte detin e misioni Alba ne toke .Shqiperia sot eshte me kufinj te shpartalluar .Ne vitin 2009 ishim vendi me kufinjte me te sigurte ne rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat