Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se qëllimi i takimit "ishin masat për ndalimin e emigracionit të parregullt dhe menaxhimin e kufijve tanë si dhe që Shqipëria të përiftojë nga mbëhstetja e BE-së për menaxhimin e kufijve. Në këtë këndvështrim, do të nënshkruhet një marrëveshje e përbashkët për forcimin e kontrollit të kufijve dhe përmirësimin e shërbimit në pikat e kalimit kufitar dhe ëkto mbeten prioritet për të garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Në këto kushte u nënshkrua memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet palëve në fushën e politikave kundër lëndëve narkotike."
E merr fjalën Komisioneri i BE, Avramopoulos:
Uroj që Shqipëria të bëhet së shpejti, pjesë e familjes evropiane.
Patëm një takim shumë miqësor e konstruktiv me ministrin Xhafaj. Dëshiroj ta falënderoj atë për mikpritjen dhe ndoshta rikthehem së shpejti.
Shqipëria është pjesë e familjes evropiane: historikisht, gjeografikisht. Në këtë kontekst, duke marrë parasysh ëkto ne përballemi me të njëjtat sfida, luftën kundër emigracionit të paligjshëm, menaxhimit të kufijve dhe krimit të organizuar.
Ne ndajmë një histori të përbashkët por dhe një të ardhme që do ta ndajmë me njeri-tjetrin. Vetëm javën e kaluar ne ndamë Strategjinë për Ballkanin dhe në këtë moment, Shqipëria ka një dritare historike për ta lidhur fort historinë e saj me BE-në.
Ndoshta të gjtihë e kujtojnë sesi bota e ka parë Shqipërinë para pak ditësh. Më duhet të them se unë sot jam meshumë mbresa për ato fusha që ne luftojnë, drejtësinë dhe çështjet e brendshme. Falënderoj institucionet shqiptare për punën që kanë bërë për kufijtë dhe rojen bregdetare. Ne e kemi firmosur këtë marrëveshje të rëndësishme.
Kjo marrëveshje do të mundësojë ardhjen në Shqipëri të një ekipi të Rojes Bregdetare dhe nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon dhe fundin e negociatave. Marrëveshja në vetvete do të nënshkruhet më pas në një datë tjetër për të gjitha aspektet ligjore.
Çfarë parashikon kjo marrëveshje?
Kjo marrëveshje do të bëjë të mundur menaxhimin më të mirë të emigracionit të parregullt ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë.