Deputetët e Kuvendit mbeten pa punë!

Shqipëria

Deputetët e Kuvendit mbeten pa punë!

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 10:58
Komisioni shqiptar

Deputetë e komisionit parlamentar të Ekonomisë, prej dy javësh duket se nuk kanë asgjë në axhendë.

Kjo sipas deputetit Përparim Spahiu, i cili nëpërmjet një statusi shkruan se prej dy javësh në komisionin ku ai është anëtar nuk kanë patur asnjë çështje për të diskutuar.

Ai ka përmendur këtu një nga çështjet më të debatuara që është diskutuar së fundi siç është ajo e ndërtimit të aeroportit në Vlorë.

“Pasi "mbaruan punë" me Aeroportin e Vlorës, prej dy javësh, asnjë çështje në Komisionin e Ekonomisë...Normal, jemi një nga ekonomitë më pa halle, jo vetëm në rajon por dhe në botë...”, shkruan deputeti i LSI-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat