Droga dhe abuzimi me Shengen, Shqipëria firmos marrëveshjen me BE

Shqipëria

Droga dhe abuzimi me Shengen, Shqipëria firmos marrëveshjen me BE

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 10:52
Fatmir Xhafaj dhe Dimitris Avramopulous

(E plotësuar) - Shqipëria nënshkroi me Bashkimin Europian një marrëveshje për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve për të luftuar trafikun e drogës, si dhe për të parandaluar emigracionin e parregullt në zonën Shengen.

Marrëveshja u firmos nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Komisioneri i Emigracionit, Dimitri Avramopulos.

“Shqipëria nuk do të jetë më në hartën e prodhuesve të kanabisit. Shqipëria do të përfitojë nga projektet e BE-së gjatë zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, deklaroi ministri Fatmir Xhafaj.

Nga ana e tij, Komisioneri Avramopulos tha se vendi ka bërë progres, por mbetet punë për të bërë sa i takon menaxhimit të emigracionit të parregullt.

“Shqipëria ka bërë progres dhe unë uroj që së shpejti të jetë pjesë e BE-së. Shqipëria është pjesë e familjes europiane, historikisht dhe gjeografikisht”, tha ai.

***

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur paradite në takim, Komisionerin për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopulous. Pritet dalja e tyre në një konferencë shtypi. 

Komisioneri i BE-së dhe delegacioni i tij shoqërohen nga ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

Pas Xhafajt, Avramopoulos do të takohet me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati si dhe me kryeministrin Edi Rama.

Një takim i Avramopoulos është paralajmëruar jozyrtarisht edhe me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat