Tmerr në shkollën 9-vjeçare në Tiranë, mësueses i bie tavani mbi kokë

Shqipëria

Tmerr në shkollën 9-vjeçare në Tiranë, mësueses i bie tavani mbi kokë

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 10:39
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë, duke lënë të frikësuar nxënës e mësues.

Në një klasë në shkollën "Osman Myderizi", ka rënë papritur suvaja, duke plagosur një mësuese që ka qenë duke dhënë mësim.

Ndërkohë, mësohet se mësuesja e lënduar, me iniciale M.P, është dërguar në një qendër spitalore dhe po merr mjekimin e nevojshëm.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nuk ka nxënës të lënduar.

Punonjësit e bashkisë kanë shkuar në vendngjarje për të mësuar shkaqet e rënies së suvasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat