Lihen në burg ish-zyrtarët që abuzuan me pronat në Gjirin e Lalzit

Shqipëria

Lihen në burg ish-zyrtarët që abuzuan me pronat në Gjirin e Lalzit

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 16:03
Lalzi

Gjykata e Durrësit nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për 4 të arrestuarit, ish-zyrtarë e Komunës së Ishmit, të cilët kishin kërkuar lirimin nga burgu.

Në burg janë lënë Sulejman Ibrahimit, Enver Shimën, kurse për sekretaren, Ornela Shemlikaj, vendosi detyrim paraqitje dhe për Shpresa Merdita, ish-punonjëse e zyrës së Urbanistikës në Ishëm, arrest shtëpie.

Ish-kryetar i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi dhe tre vartës akuzohen se kanë abuzuar me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve.

"Pas një hetimi të kryer nga Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimeve penale Nr. 1205. 2015, nr. 864.2016. 912.2016 nr. 1685.2016. nr. 2017.2016 dhe nr. 178.2016, të filluar për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve", thuhet në njoftimin e policisë kur u arrestuan personat në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat