Pritej që të vinte në Tiranë, Avramopulos anulon vizitën

Shqipëria

Pritej që të vinte në Tiranë, Avramopulos anulon vizitën

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 14:43
Dimitris Avramopulos

Në një kohë kur sot ishte parashikuar që ai të mbërrinte për një vizitë zyrtare në Tiranë, ardhja në Shqipëri e zyrtarit grek të BE, Dimitris Avramopulos është shtyrë për nesër.

Sot ishte përcaktuar që komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme do të takohej me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati. Deri më tani nuk dihen shkaqet e shtyrjes së vizitës së Avramopulos.

Ndërkohë, nesër ishte përcaktuar që Avramopulos të takohej me ministrin Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Edi Ramën.

Qëllimi i vizitës është marrëveshja mes Policisë dhe Frontex. Sakaq, pasi të nënshkruajnë marrëveshjen dy zyrtarët, Avramopulos dhe Xhafa do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat