Marrëveshja për detit, burime nga Presidenca: Nuk është marrë Plotfuqishmëria

Shqipëria

Marrëveshja për detit, burime nga Presidenca: Nuk është marrë Plotfuqishmëria

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 14:10
Presidenca

Bisedimet zyrtare midis Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e problemeve dypalëshe dhe veçanërisht ndarjen e kufirit detar, duket se janë realizuar par dakordësinë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. 

Burime nga Presidenca konfirmojmë se deri më tani nuk është kërkuar asnjë dokument për Plotfuqishmërinë nga kreu i Shtetit për marrëveshjen e detit me shtetin fqinj.

Pak ditë më parë, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi tha në Ora News se do të kërkonte informacion nga Presidenti nëse ishte marrë "Plotfuqishmëria" dhe nëse kjo nuk ka ndodhur do ta dërgonte marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat