A ka përgjime që nxjerrin zbuluar dy ministrat e Ramës?! Ja çfarë kërkon PD-ja

Shqipëria

A ka përgjime që nxjerrin zbuluar dy ministrat e Ramës?! Ja çfarë kërkon PD-ja

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 13:20
Edi Paloka

Deputeti Edi Paloka, në emër të Partisë demokratike, i ka kërkuar Prokurorisë të sqarojë opinionin publik, sa i përket dyshimeve nëse ka apo jo përgjime të dy ministrave të qeverisë Rama, të përfshirë në afera korruptive.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Paloka thotë se i takon organit të akuzës të sqarojë nëse gjithë sa flitet në media është e vërtetë ose jo, dhe nëse po, atëherë të nisë hetimin ndaj tyre. Bëhet fjalë për ministrat Arben Ahmetaj i Financave, dhe Damian Gjiknuri i Infrastrukturës dhe Energjisë, për të cilët flitet se ka përgjime bisedash telefonike ku  flitet për shuma të mëdha lekësh në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.

Reagimi i Palokes

Ne media, ditet e fundit jane ngritur akuza publike se prokuroria zoteron pergjime te dy ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri ne komunikime me personazhe te cilat i implikojne keta dy ministra ne afera kriminale dhe korruptive, lidhur me ceshtjen e incenerahtoreve. Biseda ku flitet per shuma te medha parashe dhe zgjedhjet parlamentare

Pas Sajmir Tahirit , keta dy ministra, njihen si dora e Rames ne aferat e tij me te zeza. Jo me kot per keta te dy u krijuan dhe dy superministrite te cilat praktikisht permbledhin shumicen absolute te fondeve te gjithe qeverise.

Informacione mbi ekzistencen e pergjimeve te ketyre ministrave vijne dhe nga burime te tjera.

Prokuroria duhet patjeter te reagoje e te prononcohet ne se jane apo jo te verteta cfare ngrihet nga mediat dhe pse nuk veprohet.

Cfare pritet qe Rama te sanksionoje me ligj paprekshmerine e ministrave te tij duke legjitimuar rastin Tahiri ...???

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat