PD: Fieri në duart e bandave, Rama flet për Rilindje Urbane

Shqipëria

PD: Fieri në duart e bandave, Rama flet për Rilindje Urbane

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 12:09
Enelejd Alibeaj

Deputetit i PD-së i qarkut të Fierit, Enelejd Alibeaj ka reaguar ditën e sotme lidhur me rehabilitimin lumit të Gjanicës në Fier.

Alibeja, në një postim në profilin e tij në ‘Facebook’, ka replikuar me Ramën, i cili publikoi një video nga shembja e një pallati, në kuadër të rehabilitimit të lumit të Gjanicës, çka do t’i hapë rrugë nisjes së punimeve të projektit të Rilindjes Urbane.

Deputeti i PD-së ka hedhur akuza të forta ndaj Ramës, duke shtuar se ai po harxhon milion vetëm për fazat, ndërsa krimi dhe korrupsion ka mbytur Shqipërinë.

Po ashtu, Alibeaj ka kërkuar që Rama të mos harrojë të përmbyturit e Fierit, duke shtuar se ai e ka lënë administrimin e kësaj bashkie në duart e bandave.

Reagimi i plotë i Alibeajt:

Llum, llogje dhe tym çdo mëngjes nga kryekllouni që nuk po gjen dot formë e mënyre për të mbuluar skandalet e lidhjeve të qeverisë tij me krimin dhe drogën. Qytetin e Fierit e kanë administruar për 73 vjet përfaqësuesit e partisë sê Edi Ramës. Janë ata përgjegjës për masakrën urbane në Fier, ashtu si edhe në Durrës, në Elbasan, në Vlorë e në Tiranë. Madje në Tiranë është personalisht përgjegjës!

Meqë qenka zgjuar me Fierin në mendje, kryekllouni bën mirë të hedhë sytë nga të përmbyturit e Frakullës, Ferrasit dhe Darëzezës, të braktisur e të pashpresë nga qeveria. Bën mirë të mos vazhdojë të helmojë banorët e Vërrisë, Kallmit dhe Mbrostarit me inceneratorin e vdekjes, aferën korruptive më spektakolare të kryekllounit. Mirë do të ishte që ai qytet të mos lihej nën administrimin e bandave zyrtare bashkiake që në vend të sigurojë ujë të pijshëm për Fierin, merret me fasadat qindramilionëshe të korrupsionit. Partia Demokratike punon çdo ditë për ti hequr maskën fasadave të mbaruara të Ramës dhe shërbëtorëve që i shërbejnë vetëm atij. Partia Demokratike punon çdo ditë që ta vërë pushtetin në shërbim të njerëzve, që ta kthejë politikën në shërbim te qytetarëve. Koha ka ardhur!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat