Fitorja e Ermal Metës në Sanremo, Basha: Model që frymëzon dhe na bën krenar

Shqipëria

Fitorja e Ermal Metës në Sanremo, Basha: Model që frymëzon dhe na bën krenar

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 11:34
Ermal Meta dhe Farbizio Moro

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lënë për pak çaste çështjet politike, ndërsa i ka shprehur urimet e tij këngëtarit shqiptar Ermal Meta për triumfin që mori në ‘Sanremo 2018’.

Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’, Basha shkruan se ‘triumfi i Ermalit na kujton se ka shqiptarë me talent, me energji që dinë të ecin përpara’. Mes të tjerash lideri i PD-së pohon se ky është modeli që na bën krenar dhe na frymëzon si shqiptarë.

MESAZHI I BASHËS

Në këto ditë të vështira kur banditët janë në krye të vendit, një kantautor i ri, Ermal Meta na fali gëzim duke triumfuar në Festivalin prestigjoz të San Remos. Triumfi i Ermalit na kujton se ka shqiptarë me talent, me energji që dinë të ecin përpara. Shqiptarë të ndershëm, krijues, të suksesshëm, njerëz të zotë dhe me vlera ka plot mes nesh, por pak bien sot në sy, sepse lajmet për Shqipërinë dhe shqiptarët i dominojnë zullumi, trafikantët dhe qeveritarët banditë.

Por e nesërmja i takon shumicës dërrmuese të shqiptarëve të ndersh?m dhe me vlera. Triumfi i Ermalit është një përmendore e vlerave të vërteta të tyre.
E përgëzoj nga zemra Ermal Metën për çmimin e fituar me talentin dhe punën e tij, dhe i uroj për suksese të tjera më tej! Ky është modeli që na bën krenar dhe na frymëzon si shqiptarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat