Bizneset italiane kërkojnë mbrojtje në Shqipëri

Shqipëria

Bizneset italiane kërkojnë mbrojtje në Shqipëri

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 16:36
Punetore te nje fabrike fasonesh te kompanise “Felix”, ne qytetin e Shkodres./r/n/r/nWorkers, of a factory on apparel company “Felix”, in Shkodra.

Me ftesë të Ambasadës Italiane në Tiranë, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Çurri, mori pjesë më 7 Shkurt, në workshopin “Mbrojtja e Bizneseve Italiane në Shqipëri”. Ky takim kishte për qëllim promovimin e bashkëpunimit të sipërmarrjes italiane, kryesisht të sektorit të manifakturës, me institucionet shqiptare dhe forcimin e një përqasjeje të re në marrëdhëniet ndërmjet tyre.

Duke e cilësuar sipërmarrjen italiane si aktor të rëndësishëm ekonomik në vend Çurri paraqiti shkurtimisht disa nga aspektet të cilat u mbajtën në fokus gjatë vitit 2017 nga administrata tatimore. Ndër to, si zhvillime të rëndësishme pozitive z Çurri, veçoi progresin në konsolidimin e sistemit informatik të tatimeve, rritjen e trajtimit të kërkesave dhe shkurtimin e kohës së rimbursimit të TVSH-së për bizneset, zbatimin e ligjit të fshirjes së detyrimeve të papaguara, ofrimin e asistencës nëpërmjet instrumenteve inovative si Qendra e Thirrjeve apo asistenca në kohë reale përmes dritares së ndihmës në faqen zyrtare për tatimpaguesit. Një tjetër proces lehtësues për biznesin është dhe dixhitalizimi i 9 shërbimeve tatimore të cilat kanë shkurtuar kohën dhe kostot për biznesin.

Përfaqësues të sipërmarrjes italiane të sektorit të manifakturës adresuan disa problematika specifike për të cilat u dhanë sqarime rast pas rasti e ndërkaq u nënvizua nevoja për  bashkëpunim të mëtejshëm për gjetjen në kohë të zgjidhjeve të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat