Nga ditëlindja e Stalinit, te votimi kundër SHBA, çfarë i lidh shqiptarët me 21 dhjetorin?

Shqipëria

Nga ditëlindja e Stalinit, te votimi kundër SHBA, çfarë i lidh shqiptarët me 21 dhjetorin?

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 13:56
Luan Rama

Votimi i Shqipërisë në asamblenë kombëtare të OKB-së kundër rezolutës së SHBA që kërkonte të njihej Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelitit ende nuk harruar nga opozita shqiptare.

Në një reagim të tij, deputeti i LSI-së, Luan Rama ka shkruajtur pikërisht për dy datat ’21 dhjetor’, të cilat mesa duket do të mbeten historike për shqiptarët.

Reagimi

Prej 21 dhjetorit, në 21 dhjetor dhe Edi Rama në mes!...

Është një shesh në Tiranë që të gjithë e njohin si “21 dhjetori” e këtë adresë të japin sa herë i referohen atij, emërtim i lidhur me faktin se aty pranë gjatë viteve të ndërtimit të socializmit, gjendej ndërmarrja e ndërtimit “21 dhjetori”, e pagëzuar kështu në kujtim të ditëlindjes së Stalinit.

Edhe pse Shqipërinë e sotme nuk e lidh më asgjë me Stalinin, 21 dhjetori i ditëlindjes së tij vazhdon të jetë toponimi i atij sheshi, si një referencë turpi prej një historie të shkuar!

E si të mos na mjaftonte 21 dhjetori i parë i Stalinit, Edi Rama i dha Shqipërisë edhe një 21 dhjetor të dytë, 21 dhjetorin e dytë të Edi Ramës, si një referencë tjetër turpi, e më shumë se kaq, edhe si referencë pabesie e mosmirënjohjeje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me votën e Shqipërisë kundër nismës së Presidentit të SHBA në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat