Mediat greke zbardhin marrëveshjen 'sekrete', ja çfarë është arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë

Shqipëria

Mediat greke zbardhin marrëveshjen 'sekrete', ja çfarë është arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Mediat greke e kanë konsideruar të mbyllur marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për zonat ekskluzive ekonomike.

Kështu shkruan media greke “Energypress.gr” në një artikull që ka publikuar në datën 9 Shkurt, ku shkruan se së shpejti pritet një deklaratë nga dy qeveritë. Siç shkruan media greke, marrëveshja do të implementohet shumë shpejt dhe Greqia do të nisë kërkimin e hidrokarbureve në bllokun detar 1 dhe 2 në Jon.  

“Siç dihet, pala shqiptare në të kaluarën ka reaguar ashpër ndaj mundësisë së eksplorimit të hidrokarbureve në detin Jon, duke konsideruar se blloqet 1 dhe 2 janë zona të territorit të saj. Historia e formimit të Zonave Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë është e gjatë, por duket se mbyllet përfundimisht pas marrëveshjes që, sipas “Energypress”, dy qeveritë përfundojnë pritet ta shpallen zyrtarisht së shpejti.

Informacionet ende te pakonfirmuara tregojnë se me marrëveshjen, pala greke pranon se përkufizimi i ‘EEZ’ deri më sot ka qenë pjesërisht metodologjikisht i pasaktë, një pikëpamje që Shqipëria ka mbështetur deri tani”, vijon shkrimi.

Zyrtarë të qeverisë greke duket se janë optimist se problemet e së kaluarës, nga kundërshtimet e Shqipërisë ndaj aktivitetit grek për kërkimin e hidrokarbureve në rajon, nuk do të përsëriten më”. 

Linku i shkrimit: https://energypress.gr/news/kleidose-i-symfonia-me-tin-alvania-gia-ton-kathorismo-tis-aoz-apeleytheronetai-i-axiopoiisi-gia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat