Reagon edhe Shkëlzen Berisha: Grekët marrin naftën, shqiptarët kripën...!

Shqipëria

Reagon edhe Shkëlzen Berisha: Grekët marrin naftën, shqiptarët kripën...!

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 12:23
Shkëlzen Berisha

Shkrimi i publikuar në mediat greke ku flitet për një marrëveshje të arritur qeverisë shqiptare asaj të shtetit fqinj, për çështjen e dhënies së territorit ujor, ka ngjallur sot reagime.

Pas ish presidentit Bujar Nishani, i cili i bën thirrje prokurores së përgjithshme të nis hetimet, ka reaguar edhe dali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

“Marreveshja e Rames: Greket marrin naften dhe gazin, shqiptaret kripen”, shkruan ai. 

Ndërsa Nishani më herë shkruante se: Kërkoj publikisht si ish-President i Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës që të nis verifikimin ligjor kur kanë nisur negociatat dhe bisedimet, theksoj, “negociatat dhe bisedimet” për Marrveshjen e Detit dhe nëse gjatë këtyre bisedimeve është marrë “Plotfuqishmëria” sipas detyrimit të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese.Në këtë rast Prokurori i Përgjithshëm i Republikës dhe prokuroria shqiptare janë përpara një përgjegjësie të madhe ligjore kushtetuese mbi Sovranitetin e Shtetit".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat