“Bomba” e radhës: Në Elbasan ka një dosje të ministrave të Ramës, flasin për sasi parash

Shqipëria

“Bomba” e radhës: Në Elbasan ka një dosje të ministrave të Ramës, flasin për sasi parash

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 10:31
Kabineti Rama

Gazetari Basri Çollaku ka bërë një deklaratë mbrëmjen e sotme në emisionin “Kapital” të Aleksandër Furxhi.

Çollaku tha se në Elbasan ka një dosje ku janë përfshirë ministrat e Ramës, në të cilën flasin për sasi parash.

Ndër të tjera ai deklaroi se nuk preferon t’i thotë emrat e ministrave,  pasi do të donte që të fliste me fakte dhe dokumente, që sipas tij i disponon edhe ai vetë.

Çollaku u shpreh:

Ne Elbasan ka nje dosje ku jane te perfshire dhe dy emra ministrash qe kane dale nga pergjimet e nje subjekti tjeter.  Edhe pse nga transkriptimet jane zbuluar emrat e tyre, ata nuk jane thirrur nga prokuroria.  Dy ministra te qeverise se sotme kane folur me subjektin per sasira parash.  Kjo dosje eshte ne prokurorine e Elbasanit, por ka shkuar dhe ne gjykate.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat