“Në Elbasan ka një dosje ku janë përshirë dy ministra të Ramës, kanë folur për sasi parash”

Shqipëria

“Në Elbasan ka një dosje ku janë përshirë dy ministra të Ramës, kanë folur për sasi parash”

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 00:47
Basir Çollaku

Gazetari Basir Çollaku ka qenë i ftuar në emision “Kapital” në Vizion Plus të Aleksandër Furxhi ku ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me një dosje që është në Prokurorinë e Elbasanit.

Duke diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike, reformën në drejtësi dhe largimet e fundit nga opozita, Çollaku deklaroi:

“Ne Elbasan ka nje dosje ku jane te perfshire dhe dy emra ministrash qe kane dale nga pergjimet e nje subjekti tjeter.  Edhe pse nga transkriptimet jane zbuluar emrat e tyre, ata nuk jane thirrur nga prokuroria.  Dy ministra te qeverise se sotme kane folur me subjektin per sasira parash.  Kjo dosje eshte ne prokurorine e Elbasanit, por ka shkuar dhe ne gjykate.”

Basir Çollaku ka thënë gjithashtu se nuk preferon ti thotë emrat e ministrave,  pasi do të donte që të fliste me fakte dhe dokumenta, që sipas tij I disponon edhe ai vetë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat