Reforma e ujit ka vënë në shënjestër punonjësit e administratës të cilët janë debitorë ndaj këtij shërbimi.
Në Lezhë prefekti ka paralajmëruar se çdo punonjës që është debitor do të largohet nga puna.
Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi, ka paralajmeruar për largim nga puna të gjithë punonjesit e administrates shtetërore që nuk kanë paguar detyrimet ndaj Ujësjellësit.Këtë deklarate Prendi e bëri gjatë një takimi me drejtuesit e insitucioneve në nivel qarku, ku në fokus të diskutimeve ishte reforma e ujit.
“Ai nënpunës, le më ai drejtor, por ai nënpunës që nuk ka shlyer detyrimet, nesër nuk do të jetë në punë. Kjo është shumë e qartë. Nuk është e ndershme, as ligjore, as etike, as e moralshme, që të shkojmë te qytetari, kur ne vetë nuk jemi më korrketët” – tha prefekti.
Në te njejten linjë ka qenë edhe përfasuesi i Ministrisë së Tranportit dhe Energjisë Arben Musaj, i cili tha se shumë insitucione dhe punonjes të tyre janë debitore ndaj ujësjellasve në Qarkun Lezhë.
Arben Musai, përfaqësues i Ministrisë së Transportit dhe Energjisë u shpreh:
“Jo vetëm drejtuesit, por dhe shumë punonjës na rezulton ser nuk kanë paguar detyrimet. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë më”.
Nën Kryetari i Bashkisë Lezhë Enver Hafizi, u shpreh se kjo njesi vendore po ndërton një marreveshje me ndërmerrjen e Ujesjellës-Kanalizime për shlyrjen e detyrimeve.
“Bashkia Lezhë ka nisur formalizimin e gjitha institucioneve që kemi pasur në fshatra. Njëkohësisht janë ngritur dy grupe pune në qytete dhe në njësitë administrative. Grupi i punës ka nisur sidomos me shkollat”.- tha Hafizi.
Task-Forca e ngritur për ujin në Lezhë ka nisur veprimin në terren ku fillimisht po kalojnë në sitë insitucionet shtetëtore dhe bizneset, për të vijuar më pas me konsumatoret familjar.