Ambasadori amerikan: Politikanët dështuan sërish, por ka një lajm të mirë

Shqipëria

Ambasadori amerikan: Politikanët dështuan sërish, por ka një lajm të mirë

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 22:00
Donald Lu

Ambasadori amerikan, Donald Lu ka reaguar pas miratimit të dy listave të anëtarëve jogjyqtarë dhe joprokurorë për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, dy institucione që parashikohen sipas reformës së drejtësi.

Emrat u përzgjodhën me short pasi mazhoranca dhe opozita nuk e gjetën konsensusin për të miratuar një listë të përbashkët. Opozita votoi kundër duke akuzuar se qeveria kërkon të vërë në dorë drejtësinë e re. Diplomati amerikan thotë se politikanët shqiptarë kanë frikë nga drejtësia.

“Politikanët, në të majtë dhe në të djathtë, kanë frikë nga reforma në drejtësi. Mos u përqendroni në lajmin e keq se politikanët dështuan sërish të bashkëpunojnë në përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së.

Përqëndrohuni në lajmin e mirë se Kushtetuta e kishte parashikuar këtë gjë dhe sot i përzgjodhi anëtarët në mënyrë rastësore. Unë kam më shumë besim në një përzgjedhje të rastit sesa në përzgjedhjen nga politikanët. Reforma në drejtësi ka hedhur një hap përpara” – shkruan Donald Lu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat