Parashikimi i motit për nesër, shi apo…

Shqipëria

Parashikimi i motit për nesër, shi apo…

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 17:26
Ilustrim

Vendi ynë do vijojë të dominohet nga mot i paqëndrueshëm dhe me reshje ditën e nesërme. Sipas meteorologëve, nesër moti do vijojë të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin, ndërsa në mesnatë vranësirat do mbulojnë të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të ulen deri në 2 gradë celsius gjatë mëngjesit.

Parashikimi për nesër, e premte: 

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në të gjithë territorin deri në mesditë kur vranësirat shtohen në territor duke gjeneruar rrebeshe të shkurtra në zonat Qendrore. Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta por në mesnatë vranësirat mbulojnë të gjithë vendin duke ri-sjellë reshje fillimisht në Jug.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2°C gjatë mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera termike thuajse konstante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat