Vota kundër Trump, Berisha: Rama riktheu votën e Enver Hoxhës në OKB

Shqipëria

Vota kundër Trump, Berisha: Rama riktheu votën e Enver Hoxhës në OKB

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 12:31
Sali Berisha në Kuvend

Ish-kryeministri Sali Berisha, lëshoi akuza të forta në drejtim të kreut të qeverisë Rama për votën kundër SHBA-ve, duke u shprehur se “kjo qeveri riktheu votën e Enver Hoxhës në OKB”.

“21 dhjetori do të hyjë në historinë e Shqipërisë si dita kur bijtë e etërve mizorë, rikthyen votën e Enver Hoxhës kundër shtetit, kombit që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve. Kundër vendit që në vitet ’20 shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja e Shqipërisë nga harta e Europës. Për vendin që ndërmori operacionin më të madh të pas luftës së dytë botërore, për të rrëzuar etërit e këtyre. Votuat kundër vendit që ndërmori operacion më të madh për të çliruar Kosovën”, tha Berisha.

Mandej Berisha përmendi shembullin e Maqedonisë, që ndonëse aspiron BE-në, braktisi sallën duke mos votuar kundër SHBA-ve.

“Maqedonia është një vend shumë kohë para nesh kandidat, po çfarë bëri delegacioni i tyre? Braktisi sallën dhe nuk votoi. Kemi të bëjmë me njerëz ordiner si ky këtu, kreu i juaj, që pa u skuqur tha se, nuk na e kërkoi njeri”, tha Berisha.

“Përse Edi Rama zgjodhi të votojë rezolutën turko-jeminite?! Burri është burrë dhe mban përgjegjësi për atë që bën, nuk futet si mi nëpër vrima”, shtoi ish-kreu i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat