“Der Spiegel”: KE do hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Shqipëria

“Der Spiegel”: KE do hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 12:25
Ilustrim

Komisioni Evropian bën të ditur sot në Strasburg, strategjinë e re të Ballkanit Perëndimor.

KE bën fjalë për "shans historik për të lidhur të ardhmen fort e pakthyeshme me Bashkimi Europian".

Strategjia do të paraqitet nga komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn, i cili për revistën gjermane, "Der Spiegel" tha se "dera jonë është e hapur, por për të kaluar duhet të sjellësh rezultatet e duhura."

Strategjia që paraqitet të martën synon përshpejtimin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE. Në dokumentin e Komisionit Europian me titull "Një perspektivë e besueshme zgjerimi për vendet e Ballkanit Perëndimor theksohet se "një anëtarësim i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interesin politik, të sigurisë dhe interesin ekonomik të unionit", por më parë duhen bërë reformat e nevojshme. Me këtë startim të ri perspektivës së besueshme të integrimit KE kërkon krijojë një "forcë nxitëse për transformim në rajon." BE do të ofrojëa sistencën e saj për procesin e reformave. Në dokumentin e KE nënvizohet, se "BE do të përforcojë mbështetjen për procesin e transformimit". Komisioni ka përpiluar një "plan aksioni" të detajuar e katërfaqësh.

KE përmend në strategjinë e saj se edhe vendet e tjera të Ballkanit duhet të zgjidhin grindjet me fqinjët para anëtarësimit.

Ndërsa revista gjermane "der Spiegel" bazohet në të dhëna të Komisionit Europian, kur shkruan se KE pritet të japë rekomandim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

E kërkon të afrojë më shumë këto vende, edhe sepse Kina dhe Rusia kërkojnë të rrisin influencën e tyre, shkruan agjencia e lajmeve dpa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat