17 pikat e programit të “ri” ekonomik shqiptar - Bota Sot
17 pikat e programit të “ri” ekonomik shqiptar

Shqipëria

E enjte, 24 maj 2018

17 pikat e programit të “ri” ekonomik shqiptar

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 11:48
Ilustrim

Në programin e ri ekonomik për periudhën 2018-2020, i cili u miratua këto ditë nga qeveria parashikohet zbatimi i 17 reformave.

 Ky program reformash dorëzohet në Komisionin Europian për tu monitoruar më pas prej tij.

Reformat mbulojnë tematika të tilla si financat publike, energjia,  transporti, telekomunikacioni,  bujqësia, sektori bankar, industri, infrastrukture, klima e biznesit, integrimi  tregtar, arsimi  dhe AFP,  punësimi dhe përfshirja sociale. Me poshtë lista e reformave:

1-Krijimi i një kadastre fiskale

2-Liberalizimi i mëtejshëm i tregut të energjisë

3-Diversifikimi  i burimeve të energjisë (gazifikimi)

4-Studim fizibiliteti për ndërtimin dhe përmirësimin e Korridorit Adriatik-Jonian

5-Rehabilitimi dhe ndërtimi i segmentit hekurudhor Durrës-Rinas-Tiranë

6-Konsolidimi dhe defragmentimi i tokës bujqësore

7-Politika për zhvillimin e industrisë jo-ushqimore

8-Reforma në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve

9-Reduktimi i barrierave per biznesin

10-lmplementimi efektiv i planit kombëtar për uljen e nivelit të kredive të këqija në sektorin bankar

11- Përmirësimi i kapaciteteve institucionale të sistemit për kërkimn shkencor dhe inovacion

12- lmplementimi i kuadrit ligjor dhe rregullator për zhvillimin e infrastrukturës të bandës së gjërë (broadband).

13- Lehtësimi i tregtisë dhe arritja e sinergjise në implementimin e masave kombëtare lehtësuese se për tregtinë.

14- Hartimi dhe implementimi i kurikulave të bazuara në kompetenca dhe trajnimi  i mësuesve

15-Përmirësimi i cilësisë dhe mbulimit të AFP duke siguruar lidhje  me tregun e punës

16- Modernizimi i shërbimeve publike të punësimit, rritja e punësimit për gratë, të rinjtë dhe grupet e cënuara

17- Forcimi i mbrojtjes sociale dhe masat për përfshirjen  sociale.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test