Grabitet argjendaria në Shkodër, policia në kërkim të autorëve

Shqipëria

Grabitet argjendaria në Shkodër, policia në kërkim të autorëve

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 08:19
Ilustrim

Një argjendari në Shkodër ka rënë pre e grabitjes.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur gjatë natës në zonën e tregut valutor. Nga të dhënat paraprake ‘BalkanWeb’ mëson se hajdutët kanë dëmtuar qepenin dhe më pas kanë thyer xhamat që të hynin në argjendari.

Pasi u njoftuan për ngjarjen forca të shumta policore mbërritën në dyqan, ndërsa nisën kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Deri më tani nuk dihen se çfarë kanë marrë nga argjendaria hajdutët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat