Protesta kundër Ministrisë së Drejtësisë, policia ndalon disa studentë

Shqipëria

Protesta kundër Ministrisë së Drejtësisë, policia ndalon disa studentë

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 15:54
Protesta ne Shqiperi

Dhjetëra të rinj, studentë të drejtësisë janë mbledhur mesditën e sotme para Ministrisë së Drejtësisë.

Ata kanë protestuar kundër ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që firmosi ekstradimin e Nazer Seitit për në Itali.

Kanë qenë efektivët e Komisariatit numër 3 që kanë shoqëruar sot studentët e Drejtësisë të cilët protestuan përpara Ministrisë së Drejtësisë dhe kërkuan dorëheqjen e ministres Gjonaj.

Në komisariat kanë shkuar edhe deputetët e LSI, Endrit Braimllari, Keidi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat