Rama kërcënon bashkitë: Asnjë investim nëse nuk çoni përpara reformën e ujit

Shqipëria

Rama kërcënon bashkitë: Asnjë investim nëse nuk çoni përpara reformën e ujit

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 12:35
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se nuk do të jepet asnjë investim nga shteti për ujësjellësat në ato bashki që nuk perfomojnë dhe çojnë përpara reformën e ujit.

Deklarata e kryeministrit u bë gjatë një aktiviteti për programin “100 fshatrat”, ku Rama deklaroi se për ata që duan të investojnë në agro-turizëm do të ketë ndihmë dhe lehtësira fiskale.

“Nuk do të japim asnjë lekë, zero për investime në Ujësjellësi në bashki që nuk performojnë dhe nuk çojnë përpara me vendosmëri reformën e ujit. Po ashtu nuk do të japim asnjë kokërr leku për mbështetje për bashki të cilat për infrastrukturë rurale nuk janë aktive në thithjen e fondeve alternative të AZHBR, të Komisionit Europian, të Fondit të Garancisë për investime në pika grumbullimi, në pika përpunimi dhe në agroturizëm. Të jeni të qartë për këtë, rrugë për rrugë ne nuk do bëjmë më”, tha Rama.

“Rrugë për rrugë ne nuk do bëjmë më. Sepse nuk ju pa hajri këtyre rrugëve në kaq vite. Rrugë për të marrë makinën dhe për të lozur bixhoz në qytet s’kemi pse investojmë më. Do i japim hapësirë rurale ide. Nuk duhet të presin në kafen e fshatit që Cristiano Ronaldo t’u zgjidh hallet me atë ‘El Clasico’ ”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat