Ministri i Brendshëm Xhafaj flet për dosjen e Saimir Tahirit!

Shqipëria

Ministri i Brendshëm Xhafaj flet për dosjen e Saimir Tahirit!

Më: 30 janar 2018 Në ora: 22:01
Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri

Ishte i pari person nga rradhët e maxhoracës që theu “heshtjen” e diktuar nga kryeministri për lidhjen e dyshuar të Saimir Tahirit me Habilajt.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj flet sërish këtë të martë për dosjen Tahiri, por ndryshe nga hera e vitit të shkuar, kur theu akullin, kësaj here Xhafaj ka deklaruar një të vërtetë që pak persona në PS do të guxonin të artikulonin.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Xhafaj tha se, edhe pse me tone të zbutura, se maxhoranca është goditur nga përfshirja e Tahirit. Xhafaj më tutje është rezervuar të flasë më gjatë, duke theksuar se nuk është prokuror apo gjykatësi i çështjes në fjalë.

Ju kanë habitur këto rastësi fatale në aktivitetin e ministrit Tahiri?

Nuk më takon mua të shprehem për këtë çështje për dy arsye: së pari nuk jam oficer i policisë gjyqësore që merrem me çështjen dhe as prokuror që merrem me çështjen. Për më tepër që bëhet fjalë për një person që ka qenë para meje në këtë detyrë të ministrit të Brendshëm. Ajo që duhet të bënim është se përtej një gjykimi politik moral, është i lirë të bëhet. Nuk ka pengesë, por përtej këtij gjykimi, hetimi penal nuk është çështje që na takon ne por organeve që e kanë marrë përsipër.

Sa e ka rrëzuar çështja Tahiri imazhin e qeverisë?

Ndërkohë që çështja është në hetim dhe i takon organeve që e kanë marrë përsipër të çojnë hetimin deri në fund. Është një çështje që nuk mund të them se nuk ka pasur ndikim, nuk mund të them të kundërtën. E para është një çështje nën hetim. Cilidoqoftë, mazhoranca është shumë më tepër se kaq, nuk është një individ. Përgjegjësia në finale është individuale. Ndërkohë që mazhoranca ndërmori veprimin e duhur për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat