Manjani: Skandali i ri i Ramës, bleu votat e PDIU-së për të shitur Çamërinë

Shqipëria

Manjani: Skandali i ri i Ramës, bleu votat e PDIU-së për të shitur Çamërinë

Më: 30 janar 2018 Në ora: 18:41
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagoi në lidhje me lajmin e përhapur sot në media se Shqipëria i fali sërish 12 milje detare Greqisë.

Ai thotë se Rama mori votat e PDIU-së për të shitur Çamërinë.

“Kryerilindasi mendon se po mbrohet duke hequr poturet e duke hyrë në çizme.

 Bleu mandate pushteti me siglën e PDIU për të shitur Çamërinë e Shqipërinë!

Tashmë po del çdo ditë në sipërfaqe një krim apo një skandal i ri!

S’ka më as çizme e as poture që e mbrojnë", shkruan Manjani.

Në lidhje me këtë lajm reagoi edhe ministria e Jashtme e Shqipërisë por pa dhënë detaje në lidhje me marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat