Rama në Divjakë, u bën thirrje fermerëve: Bashkohuni do të keni më shumë të ardhura

Shqipëria

Rama në Divjakë, u bën thirrje fermerëve: Bashkohuni do të keni më shumë të ardhura

Më: 30 janar 2018 Në ora: 18:03
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Divjakë ku ka vizituar, disa sera të prodhimit  të lakrës por edhe të karotës, ku ka zhvilluar dhe bashkëbisedime me fermerë.

Ai ka ndarë mendimet me fermerët se si mund të zhvillohet më mirë bujqësia ku bëri me dije dhe subvencionet që qeveria ka miratuar për fermerët. Rama po ashtu u bëri thirrje fermerëve që të bashkohen në kooperativa, pasi ashtu ata do të kenë më shumë të ardhura dhe më shumë fitime.

“Nuk duhet të shkoj secili më vete, duhet një linjë strategjike, dhe prandaj ne duam që të bashkohemi, do heqim TVSH për shoqëritë e bashkimit bujqësore. Duke u bërë bashkë ju ulni koston, hyni në një sistem duke prodhuar gjërat e duhura dhe kur vinë ata nga Tirana që të t’ju përçajnë sepse ju ulni çmimin. Qeveria nuk mbështet të gjithë, por mbështet 15 kultura që kanë të ardhura dhe kanë prodhueshmëri. Duhet të mësojmë nga suksesi dhe nga gabimet e të shkuarës. Në qoftë se prodhojmë produktet e duhura, ka treg dhe për brenda dhe për jashtë. Duke u bërë bashkë keni më shumë sukses”, ka qenë kjo deklarata e kryeministrit përpara fermerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat