Shiti detin, kërkohet arrestimi i Edi Ramës

Shqipëria

Shiti detin, kërkohet arrestimi i Edi Ramës

Më: 30 janar 2018 Në ora: 16:44
Edi Rama

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me lajmin se Shqipëria i ka falur 12 milje shtetit grek.

“Falja e 12 milje në detin Jon është një krim i parashikuar në Kodin Penal dhe Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht Ministrin Bushati dhe Kryeministrin Rama.

Askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund të cenoj integritetin territorial të Shqipërisë”- shkruan Spahiu duke kërkuar arrestimin e kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë

DENONCIM: I dhurohen 12 milje det Greqisë. Arrestoni politikanët që sapo cenuan integritetin territorial dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese!

Sot, “Rilindja”, qeveria shqiptare konfirmoji aktin e tradhtisë kombëtare duke zyrtarizuar ndarjen e kufirit detar me Greqinë. Rama, sot, puth atë çka pështyu 6 vite më parë, “Marrëveshjen që inicioi Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis”.

Falja e 12 milje në detin Jon është një krim i parashikuar në Kodin Penal dhe Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht Ministrin Bushati dhe Kryeministrin Rama. Askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund të cenoj integritetin territorial të Shqipërisë.

Akti i shitjes apo i dhurimit të detit u parapri nga çelja e gërmimeve për të gjetur eshtrat e ushtarëve grekë si pjesë e paketës anti-shqiptare.

Pafytyrësish dje ministri Bushati mburrej në Komisionin e Punëve të Jashtme se sot mund të flasim për “Çështjen Çame” ndërkohë që Shqipëria është gjunjëzuar plotësisht, pasi dhe opozita e Bashës është 100% në sinkron me këtë tradhëti dhe krim kombëtar.

Jo më larg se 3 ditë më parë opozita e bashkuar protestoi, por asnjë prej liderve opozitarë nuk guxoi të përmendi krimin e tyre të kryer 6 vite më pare, i cili sot po riciklohet nga Rilindja, pra po zyrtarizohet nga Rama.

Athina zyrtare gjithnjë ka përfituar nga qeveritarët tanë të inkriminuar që po shesin Shqipërinë, për të zbutur konfliktin me Cipras dhe Greqinë, konflikt i lindur nga këta të fundit.

Gjykata Kushtetuese ka një vendim të formës prere dhe çdo vendim ekzekutiv për nj? demarkacion mes Shqipërisë dhe Greqisë është vepër penale dhe duhen arrestuar politikanët që dhunojnë rendin juridik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat