Reagon Edi Rama: Bëni durim o patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur

Shqipëria

Reagon Edi Rama: Bëni durim o patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur

Më: 30 janar 2018 Në ora: 15:42
Edi Rama

Pas reagimeve politike për bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë, reagoi edhe kryeministri Edi Rama.

Ai thotë se qeveria e tij ka hapur me dinjitet e kurajo hesapet e 70 vjetëve me Greqinë.

“Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!

Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin.

Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapëm me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim ne dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim”, shkruan Rama në FB

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat