Basha në Bruksel, takime të nivelit të lartë në Asamblenë e PPE

Shqipëria

Basha në Bruksel, takime të nivelit të lartë në Asamblenë e PPE

Më: 29 janar 2018 Në ora: 16:40
Lulzim Basha

Nën kryesimin e Presidentit të Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul zhvillohet sot në Bruksel, Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane.

Në këtë Asamble marrin pjesë përfaqësues të partive të djathta europiane, të qeverive të vendeve europiane dhe të institucioneve të Bashkimit Europian.

I pranishëm në këtë takim të rëndësishëm do të jetë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kreu i opozitës do të marrë pjesë në aktivitetin e Asamblesë Politike dhe sipas selisë blu, do të ketë takime me përfaqësues të lartë të politikës evropiane.

Basha pritet të diskutojë me ta zhvillimet politike në Shqipëri dhe sfidat e saj në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat