Shkëlzeni u thirr në prokurori, ky është reagimi i çuditshëm i Sali Berishës

Shqipëria

Shkëlzeni u thirr në prokurori, ky është reagimi i çuditshëm i Sali Berishës

Më: 26 janar 2018 Në ora: 21:56
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë thirrjen nga Prokuroria të djalit të tij Shkëlzen Berishën vetëm pak ditë më parë, për çështjen e ÇEZ.

Berisha është shprehur se është ndjerë shumë për këtë gjë, pasi betejat politike nuk e intimidojnë.

Ish-kryeministri, i ftuar në  “Zonë e Lirë” në Tv Klan, tha se djali i tij do të bëjë betejë me narko-shtetin, siç e quan ai qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

“Absolutisht jam ndjerë shumë mirë, beteja politike nuk më intimidon kurrë. Kjo është e mirëfilltë politike. Shqiptarët e panë në të gjitha seancat e komisionit që ajo ishte një përpjekje  për të mbuluar vjedhjen më të madhe në historinë e vendit.

Më vjen mirë që ai të zhvillojë një  betejë. Ai do matet me narko shtetin.

Asgjë nuk do të bëja, atë e bën ai vetë veten e tij. Ai nuk ka nevojë për mbështetje. Ai do ta demaskojë dhe diskretitojë Edi Ramën gjithnjë. Nëse e ka bërë këtë thoirrje për të dekurajuar protestuesin, atëherë ai vetëm sa i ka shtuar në numë ata,” tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat