Protesta e opozitës, paralajmërimi i ambasadës së SHBA-ve

Shqipëria

Protesta e opozitës, paralajmërimi i ambasadës së SHBA-ve

Më: 26 janar 2018 Në ora: 13:10
Ambasada amerikane

Në lidhje me protestën e nesërme që do të mbahet nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” reagon edhe ambasada amerikane në Tiranë.

Përmes një emaili drejtuar shtetasve amerikanë në Shqipëri, ambasada u bën thirrje të shmangin vendet ku opozita do organizojë protestën.

Shtetasve amerikanë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri u kërkohet të shmangin qëndrimin përpara Kryeministrisë, sheshit "Skënderbej" dhe sheshit "Nënë Tereza". Ambasada kërkon nga shtetasit e saj që të mbajnë një profil të ulët gjatë tubimit ditën e shtunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat