Duka: Qëllimi i përbashkët i Bashës dhe Kryemadhit, rrëzimi i Ramës

Shqipëria

Duka: Qëllimi i përbashkët i Bashës dhe Kryemadhit, rrëzimi i Ramës

Më: 25 janar 2018 Në ora: 19:33
Agron Duka

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se baza e protestës së opozitës është situata e vështirë ekonomike në vend dhe zgjedhjet e kaluara parlamentare, të cilët sipas tyre u blenë. 

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Duka tha se opozita e paralajmëruar e opozitës më 27 janar, sipas tij, do të jetë e përmasave të mëdha.

“Mendoj se protesta do të jetë e përmasave të mëdha. Opozita do të mundohet të sjellë sa më shumë njerëz në protestë, jo të rretheve por ata që janë më afër Tiranës. Edhe njerëzit që janë pranë Partisë Agrare Ambientaliste kanë arsye për të protestuar, pasi problemet e bujqësisë dhe blegtorisë janë ende të pazgjidhura. Shumë banorë po detyrohen të braktisin fshatin për mungesë shprese dhe perspektive. Ka shumë arsye që i shtyjnë njerëzit që të protestojnë”, tha Duka.

Pasi është ndalur tek arsyet që i nxjerrin qytetarët shqiptarë në protestës, Duka ka komentuar edhe raportin PD-LSI.

Sipas tij, kjo marrëdhënie mes dy partive më të mëdha opozitare në vend, nuk është programore. Por, Agron Duka thotë se krerët e PD dhe LSI, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po bashkëpunojnë, për qëllimin e përbashkët të tyre, “rrëzimin e qeverisë Rama”.

“Në takimin me partitë opozitare u diskutua se cili do të ishte qëllimi i opozitës, dhe theksi u vu tek interesi i qytetarit. Ne theksuar se ishte më rëndësi që të kishte sa më shumë protestues, pa dallim politik. Padyshim qëllimi i partive opozitare është rrëzimi i qeverisë së Ramës. Nuk është se ne nuk e duam ndihmën e LSI apo të bashkërendojmë qëndrimet që të arrijmë atë që synojmë me protestën.

Raporti PD-LSI nuk është një marrëdhënie programore. LSI është një parti që vjen nga e majta, por duke qenë se kanë po një qëllim, rrëzimin e qeverisë Rama, i leverdis të dyve që të jenë bashkë dhe të bashkëpunojnë edhe me partitë e vogla, apo edhe me anëtarë të shoqërisë civile për të arritur atë që dëshirojnë. Pra nuk mendoj se bëhet fjalë për një rokadë, por për rrëzimin e qeverisë Rama”, u shpreh kreu i PAA, Agron Duka. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat