Denoncimi, 50 eruro policit në Rinas për të udhëtuar

Shqipëria

Denoncimi, 50 eruro policit në Rinas për të udhëtuar

Më: 24 janar 2018 Në ora: 15:54
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari mbi gjendjen ne të cilën ndodhet siguria në  aeroportin e Rinasit. Aty tregohet se si policët mbajnë telefona shumë të shtrenjtë dhe qe nuk mund të përgjohen si dhe qytetarëve u duhet të paguajnë nga 50 euro për të udhëtuar në drjtim të vedneve të BE

Ja mesazhi i plotë i ish kryeministrit Sali Berisha me një status në faqen e tij në Facebook

Ja sesi vjedhin narkopolicet ne aeroportin e Rinasit!

Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb

“Mirmbrema zoti doktor, deshiroj te jeni mire familjarisht dhe te keni jeten e gjate une jam nje ish oficer policie qe kam mbaruar shkollen ne 2005 dhe ne 2013 me hoqen nga puna vetem per shkak se isha nga veriu desha te jap nje informacion ose te zberthej zinxhirin e korrupsionit qe ndodh ne aeroportin e rinasit duke filluar nga shefi komisariatit e deri te polici me i thjesht aty aty nje shtetas normal qe leviz ne shtetet e be nuk e len te kaloj pa paguar 50 euro le te ket ftes lek me vete esht taksative te paguash kamerat e aeroporti nuk funksionojne kurr ndersa per bosat e mafies qe e kan te gjith europen te ndaluar marin nga 500 deri ne 1500 euro te gjith kontrolloret jan te paisur me telefona te kriptuar ose sic quhen pgp te cilet kushtojne 1500 euro qe nuk mund te pergjohen ja pra doktorr ky esht shteti i hajdutve te Edi rames te pershendes doktor”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat