Thikë në vetull shoqes së klasës, çfarë ndodhi gjatë orës së Informatikës

Shqipëria

Thikë në vetull shoqes së klasës, çfarë ndodhi gjatë orës së Informatikës

Më: 22 janar 2018 Në ora: 15:14
Ilustrim

Një orë mësimi në gjimnazin “Eqerem Çabej” në Tiranë, për pak u kthye në tragjedi. Në orën e tretë të mësimit, në lëndën e Informatikës, dy djem kanë nisur të zihen me njëri-tjetrin.

Xhejms Gjura u zu me shokun e klasës Franko Rrapi, të cilin më pas e kërcënoi duke nxjerrë thikën. 

Mes kaosit të krijuar, mësuesja është kërcënuar nga nxënësi gjatë ndërhyrjes për t’i ndarë të rinjtë. E po këtë guxim e ka marrë edhe një vajzë 16-vjeçari që ndërhyri fizikisht për t’i ndarë shokët. 

Por ajo përfundoi e plagosur, pasi u godit aksidentalisht me thikë në vetull nga shoku i klasës. Të gjithë nxënësit i kërkuan shokut të klasës të heqë thikën, por ishte e pamundur. Pasi la të plagosur shoqen. 

E plagosura J.S mori mjekim dhe është jashtë rrezikut

Xhejms Gjura është larguar me thikë, e po ashtu ka kërcënuar edhe rojën e shkollës, i cili kërkoi ta ndalonte. 

Drejtoria e Shkollës reagoi për ngjarjen, duke deklaruar se ka përjashtuar nga shkolla të dy nxënësit, kjo të paktën deri në sqarimin e plotë të asaj që ndodhi në klasë, edhe nga organet ligjzbatuese që kanë nisur hetimin për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat