Arkivoli i mbuluar me të bardhë, Ariela përcillet në banesën e fundit

Shqipëria

Arkivoli i mbuluar me të bardhë, Ariela përcillet në banesën e fundit

Më: 22 janar 2018 Në ora: 13:58
Varrimi

Ariela Murati, vajza 21 vjeçare që u vra ditën e djeshme në Tiranë është përcjellë sot për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore u zhvillua në fshatin e saj të lindjes në Zharrëz të Fierit.

Arkivoli i saj ishte i mbuluar me beze të bardhë, ndërsa në përcjelljen e saj morën pjesë familjarë, miq, të afërm dhe shokët e saj.

Ditën e djeshme studentja e mjekësisë u vra me 5 plumba nga 23 vjeçari Aldison Belulaj, ndërsa shkak u bë një lidhje e refuzuar.

Pasi qëlloi për vdekje Arielën, Belulaj shkrepi armën edhe ndaj vetes dhe tashmë është duke luftuar me vdekjen në spitalin e Traumës.

Aldison Belulaj prej vitesh kërkonte dashurinë e Arielës, por kurrë nuk e fitoi prej saj, madje ai kishte kërkuar edhe dorën pranë familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat