Naftëtari ia thotë në sy kryeministrit: Do ta mbani premtimin që na bëtë?!

Shqipëria

Naftëtari ia thotë në sy kryeministrit: Do ta mbani premtimin që na bëtë?!

Më: 22 janar 2018 Në ora: 10:40
Pamje nga telekonferenca

“Do ta mbani premtimin që na bëtë?!”, kështu e nisi fjalën e tij sot njëri prej naftëtarëve, gjatë telekonferencës së drejtpërdrejtë me Edi Ramën dhe ministrat Gjiknuri e Ahmetaj.

“Zoti kryeministër para një viti u votua statusi i shumëpritur që dëshira juaj për ta bërë atë status, por shikoj me keqardhje se zbatimi është i vonuar. Me keqardhje u them se para disa ditësh kur udhëtonim për Tiranë kemi varrosur një shokun tonë. Morët një barrë të madhe për CEZ dhe për ARMON një barrë të vogël”, shprehet një nga punonjësit.

Naftëtarët thonë se prej muajsh nuk kanë marrë pagesat, si dhe nuk u janë paguar kontributet shoqërore.

Naftëtarët, të cilët javët e fundit kanë zhvilluar disa protesta, deklarojnë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat