Vrasja e studentes së Juridikut, mesazhi prekës i ministres së Drejtësisë: Tragjike! Një tjetër viktimë e dorës gjakatare të burrit

Shqipëria

Vrasja e studentes së Juridikut, mesazhi prekës i ministres së Drejtësisë: Tragjike! Një tjetër viktimë e dorës gjakatare të burrit

Më: 22 janar 2018 Në ora: 09:17
Etilda Gjonaj

Pas vrasjes makabre së 21-vjeçares Ariela Murati, studente e Drejtësisë ka reaguar edhe ministrja Etilda Gjonaj, e cila shkruan në Twitter se kjo ishte një ngjarje tragjike.

“Ariela Murati, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, një tjetër viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare”,shkruan ministrja e Drejtësisë.

Statusi i Etilda Gjonajt
Tragjike! Jeta e një vajze u pre në mes nga dora gjakatare e një burri! Ariela Murati, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, një tjetër viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare. Të gjithë bashkë, të mbrojmë dhe përkrahim çdo grua në situatë dhune. #NdalKrimit. #PërqafoJetën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat