Basha në Vaun e Dejës: Bashkë në protestë, të shpëtojmë vendin nga qeveria e krimit

Shqipëria

Basha në Vaun e Dejës: Bashkë në protestë, të shpëtojmë vendin nga qeveria e krimit

Më: 21 janar 2018 Në ora: 12:34
Pamje nga vizita

Kreu i opozitës Lulzim Basha po vijon turin e takimeve nëpër Shqipëri, për të mobilizuar qytetarët mbi protestën e 27 janarit.

Së fundmi ai është ndalur në Vaun e Dejës, nga ku theksoi se më 27 janar shqiptarët do t’i shpallin luftë qeverisë së krimit dhe padrejtësive.

“Vau i Dejës si e gjithë Shqipëria do t’i shpallë qeverisë së krimit dhe padrejtësive në #27janar se shqiptarët nuk pranojnë një kryeministër që e ka fatin të lidhur me banditët.
Bashkohemi në sheshin e protestës për të shpëtuar vendin dhe njëri-tjetrin nga arroganca me të cilën qeveria rrit taksat, çmimin e energjisë dhe të ujit. Për njerëzit e thjeshtë nuk ka asnjë shpresë me këtë qeveri. Ndryshimin do e arrijmë nëpërmjet bashkimit! #bashkohu kundër padrejtësive dhe arrogancës!”, thotë Basha përmes një postimi në “Facebook”.

Më herët kreu i opozitës u ndal në familjen e një të moshuari që jeton në errësirë bashkë me gruan, sepse s’ka para për faturën e dritave.

“Isha në shtëpinë e të moshuarit Jak Vjerdha, që prej disa ditësh jeton në errësirë bashkë me gruan e tij, sepse nuk ka para për faturën e dritave. Më treguan se ju ka ardhur fatura për 5 milionë, ndërkohë që pensioni i të dyve bashkë s’ju del as për ilaçe.
Në #27janar protestojmë për ti dhënë fund padrejtësive dhe nëpërkëmbjes!
#bashkohu kundër varfërisë dhe arrogancës!”, shkruan Basha në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat