Vasili: Rama po përdor fëmijët e sëmurë për disa ditë më shumë në pushtet

Shqipëria

Vasili: Rama po përdor fëmijët e sëmurë për disa ditë më shumë në pushtet

Më: 19 janar 2018 Në ora: 12:01
Edi Rama

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas postimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama në lidhej me mundësinë e dhënies së fishave për fëmijët e sëmurë me diabet.

Vasili shkruan se Rama po përdor fëmijët për të qëndruar edhe ca ditë më shumë në pushtet.

Reagimi

Kryeministri perdor shendetin e femijeve per ca dite te qelbura pushtet me shume.

Kryeministri "babarryp" se babagjysh nuk eshte thote se siguroi ca fisha qe masin diabetin te femijet. Dhe ky eshte sevap qe e bëka ky dhe jo shteti.

Po e di ky "babarrypi" qe mijra femijeve me semundje onkologjike,me hemofili,me talasemi etj u mungojne ilaçet pa te cilat jeta eshte e pamundur apo edhe jeta e tyre varet nga sevapi i ketij. Thene me thjesht po deshi ky edhe mund te jetojne po nuk deshi ky atehere nuk do te jetojne.

Turp i rende perdorimi i pacipe i shendetit te femijeve per ca di te felliqura pushtet me shume.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat